“Marca” do të kurorëzojë Messin me çmimin “Futbollisti më i mirë i të gjithë kohëve”

Futboll

“Marca” do të kurorëzojë Messin me çmimin “Futbollisti më i mirë i të gjithë kohëve”

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 12:31
Messi - djathtas

Gazeta madrilene “Marca”, e njohur për lidhjet e afërta me Real Madridin, do të shpallë  Lionel Mesi-n ski “futbollistin më të mirë të të gjitha kohëve”. Ceremonia do të mbahet në stadiumin “Chase”, ku luan Inter Majami dhe çmimi do t’i dorëzohet asit argjentinas nga drejtori i “Marca”, Huan Ignacio Galardo, në prani të pronarit të klubit nga Florida, Horhe Mas.

Gazeta spanjolle së fundmi ka bërë një listë me gjashtë futbollistë që lanë gjurmë të thella në historinë e futbollit, por i pari mes tyre është Lionel Mesi.

“Në mesin e gjashtë më të mirëve, të gjithë kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe kanë shënuar ndeshje të paharrueshme.

Por Messi fitoi më shumë nga të gjithë të tjerët dhe për këtë arsye do të shpallet më i miri ndër më të mirët”, ka shkruar ndër të tjera “Marca”.

Argjentinasi është rekordmeni për numrin e trofeve të fituara në historinë e futbollit me 46, ai ka më shumë Topa të Artë (8) dhe më shumë Këpucë të Artë (6). Pas tij në renditje ishin Kristiano Ronaldo, Johan Krojf, Diego Maradona, Alfredo di Stefano dhe Pele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat