UEFA i dënon rumunët, kjo është arsyeja që ia mbyll një pjesë të tribunës në ndeshjen me Kosovën

Futboll

UEFA i dënon rumunët, kjo është arsyeja që ia mbyll një pjesë të tribunës në ndeshjen me Kosovën

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 13:23
Pamje të turpshme

UEFA e ka dënuar Federatën e Futbollit të Rumanisë për transmetimin e mesazheve raciste dhe ofenduese, që nuk iu përshtaten eventeve sportive.

Për këtë veprim të tifozëve të Kombëtares rumune, Federata e këtij vendi u gjobit me 22,500 euro +30 mijë uro (totali 52.500 euro).

Ndërkohë në ndeshje me Kosovën, në bazë të vendimit të shtëpisë së futbollit evropian, një pjesë e tribunave të stadiumit në Bukuresht do të jetë e mbyllur.

Më saktësisht, 3000 ulëse s’do të jenë të përdorshme për ndeshjen me Kosovën më 15 nëntor, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat