Mbappe zgjidhet “Lojtari i Muajit” te Real Madrid

Futboll

Mbappe zgjidhet “Lojtari i Muajit” te Real Madrid

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 13:25
Kylian Mbappe

Më në fund, për Kylian Mbappen ka ardhur një lajm i mirë.

Pas skandalit që u përfshi në javët e fundit për përdhunimin e një gruaje në Suedi, ylli francez më në fund ka arsye të buzëqesh.

25 vjeçari është zgjedhur sot “Futbollisti i Muajit” shtator në Real Madrid falë formës së shkëlqyeshme që e shfaqi në muajin e kaluar.

Ish-futbollisti i Monacos dhe i Paris Saint-Germainit i shënoi gjashtë gola në pesë ndeshje në shtator, të cilat ia mundësuan ta fitojë këtë çmim prestigjioz që ndahet nga klubi.

Duke folur për faqen zyrtare të klubit, përfaqësuesi francez i falënderoi tifozët e Realit dhe u zotua se do të mundohet ta ndihmojë ekipin që t’i fitojë ndeshje dhe ta fitojë rregullisht këtë çmim.

“Jam mjaft i lumtur dhe mirënjohës ndaj tifozëve të Real Madridit. Është nder të jem lojtari i muajit. Gjëja më e rëndësishme është t’i fitojmë ndeshjet gjatë këtij muaji dhe të jem në gjendje ta fitoj përsëri këtë çmim”, deklaroi Mbappe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat