E pranon se ka pasur marëdhënie

Futboll

E pranon se ka pasur marëdhënie

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 13:59
Kylian Mbapoe

Kylian Mbapoe ka bërë hapa prapa në skandalin e fundit që e përfshiu atë.

Ylli francez është denoncuar për përdhunim dhe për ngacmim në Suedi.

-Sapo u përhap ky lajm, futbollisti i Real Madridit përmes përfaqësuesve të tij thanë se ky ishte një lajm i rremë.

Por, mediumi francez “Le Parisien” shkruan se vetë lojtari ka bërë hapa prapa dhe e ka pranuar se kishte marrëdhënie seksuale në një hotel në Stokholm të Suedisë, por që, sipas tij, marrëdhënia ka ndodhur me pëlqim të dyanshëm.

Denoncimi erdhi nga një femër pas festës private që u mbajt në kryeqytetin suedez. Ish-futbollisti i Monakos dhe i Paris Sen Zhermenit i mungoi Francës në ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve pas përfshirjes së emrit të tij në këtë mega-skandal, nga i cili mund të pësojë rëndë nëse del të jetë i vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat