Vendosi

Futboll

Vendosi

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 14:03
Raphael Varane

Këtë verë, mbrojtësi francez Raphael Varane u largua nga Manchester United, për t’u transferuar më pas tek italianët e Como. Në një deklaratë, Varane shprehet se donte të zgjaste qëndrimin e tij në United, por shpejt kërkoi sipërmarrje të tjera ndërsa sezoni vazhdonte.

Mbrojtësi u largua nga Old Trafford si një transferim i lirë në fund të sezonit të kaluar, duke fituar FA Cup në paraqitjen e tij të fundit në klub. Lojtari  ka pranuar se mori këtë vendim pasi projekti te Manchester United nuk i përshtatej.

“Në fillimin e sezonit tim të fundit në Manchester United, po i thosha vetes se do të kisha dashur të përfundoja aty karrierën. Doja ta zgjatja aventurën aty edhe për pak kohë”, tha Varane për L’Equipe.

“Me United vjet e përfundova sezonin duke fituar FA Cup, por tashmë e dija se projekti i klubit nuk më përshtatej. Më dukej se ishim larg njëri-tjetrit me planët që ata kishin”, tha Varane.

Pasi u transferua te skuadra e Serie A, Como, ai njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli muajin e kaluar, pasi mori një dëmtim afatgjatë në gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat