Rumunët dalin me njoftim para sfidës me Kosovën 

Futboll

Rumunët dalin me njoftim para sfidës me Kosovën 

Nga: K. Goca Më: 17 tetor 2024 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Federata e Futbollit e Rumanisë ka dalur me njoftim para ndeshjeve me kombëtaren e Kosovës dhe të Qipros, ndeshje që luhen në muajin nëntor.   

“Ndeshjet e Rumanisë ndaj Kosovës dhe Qipros do të luhen më 15 (20.45) përkatësisht 18 nëntor (20.45), në ‘Arenën Kombëtare’.

FRF raportoi se biletat për dy ndeshjet do të dalin në shitje më 18 tetor. Fëmijët nën 14 vjeç do të kenë akses falas në ‘Family Zone’.

Biletat do të dalin në shitje online të premten, më 18 tetor, në mesditë, në faqet e internetit bilete.frf.ro dhe bilete.ro.

Çmimi i biletës do të jetë 35 lei rumun, përkatësisht 60 lei (tribuna). Në zonën VIP, çmimi fillon nga 300 lei”, ka shkruar mediumi rumun “Digisport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat