Një shqiptar dhe ndeshja e vitit 1990 që dhanë sinjalin e shembjes përfundimtare të Jugosllavisë artificiale 

Futboll

Një shqiptar dhe ndeshja e vitit 1990 që dhanë sinjalin e shembjes përfundimtare të Jugosllavisë artificiale 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 17 tetor 2024 Në ora: 15:26
Kujtim Shala - i katërti në të djathtë

Si nisi shembja e Jugosllavisë artificale?

Sporti përfshihet në rrahje masive mes tifozëve para se të ndodhte 17 tetori i madh i vitit 1990, që la pa frymë Beogradin dhe nostalgjikët jugosllavë! 

E para, me 8 prill të vitit 1990, ndodhi turpi i madh në stadiumin e Prishtinës!

Milicia ish jugosllave pa fije turpi sulmoi futbollistët e Prishtinës me shkopinj gome, duke bërë për spital Gani Llapashticën, pastaj goditen Muharrem Sahitin, Arbnor Morinën, Besnik Kollarin, Shukri Paçaradën etj.

Fatmirësisht babai i Arbër Hasangjekaj nuk futet në fushë, pasi ai ishte i armatosur dhe në tribuna, kushedi se çfarë do të ngjante po të futej ai dhe publiku në fushë?

Kjo ndodhi në ndeshjen me Proleterin e Zrenjaninit, në kuadër të Ligës së Dytë të Ish jugosllave. Prishtina u dëmtua për një penallti, ndërsa Popoviiqi i Proleterit tërë kohë provokonte futbollistët e Prishtinës para 25 mijë shikuesve!

Nga ana tjetër, gazetari sportiv Lulzim Shala ishte i arrestuar dhe në bisedë informative, në katin e tretë të stacionit të milicisë,.

Nuk ishte i arrestuar për këtë ndeshje por për veprimtari kombëtare. 

Më 13 maj të vitit 1990 nuk nisi fare ndeshja në Maksimir mes Dinamos së Zagrebit dhe Cërvena Zvezdës!

Rrahje masive mes tifozëlve të Dianmos BBB dhe atyre famëkeq Delija të Zvezdës.

Rrahje në tribuna e në fushë dhe jashtë stadiumit, ndërsa ylli i futbollit kroat, Zvonimir Boban, nuk duroj, kërceu si kick-bokser dhe e hodhi në tokë milicin ish jugosllav.

Në periferi të Maksimirit, krimineli i luftës Zhelko Razhnatoviq – Arkan, si shef i Zvezdës, me sojin e tij, shikonte si një frikacak, se çfarë po ngjante! 

Më 26 shtator të vitit 1990, ndodhi mrekullia në stadiumin në ”Polud” të Splitit, në fushë edhe futbollisti i njohur Ardian Kozniku në fanellën e Hajdukut në duel me Partizanin e Beogradit.

Ndërpritet ndeshja! Digjet flamuri famëkeq i Jugosllavisë! Kjo ishte një bukuri sepse kroatët nuk duronin atë regjim.

Dalmatët humbën durimin.

Kajmaku ndodhi me 17 tetor të vitit 1990! Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës zbarkoi në kryeqytetin kroat, në stadiumin “Maksimir” dhe zhvilloi ndeshje revyale me kombëtaren e Kroacisë, ende pa u shpërbë ish Jugosllavia artificiale. Qarqet serbe, kuzhina e Beogradit dhe nostalgjikët jugosllavë, ishin të tronditur!

Nuk u besohej se çfarël po ngjan në ”Maksimir” në orën 20.00 të 17 tetorit të vitit 1990, mbi 30 mijë shikues, një shqiptar dhe i pari që veshi fanellën e kombëtares së Kroacisë, i madhi Kujtim Shala.

Shala nuk mendoj as dy herë përkundër rrezikut të madh, ai vendosi që të veshë fanelën kroate edhe pse disa menduan se të gjithë mund të arestoheshin pse e zhvilluan këtë ndeshje të madhe që i dha sinjale të fuqishme se Jugosllavia artificale po vdes një herë e përgjithmonë!

Kroatët ngadhënjen me rezultat 2:1 ndaj amerikanëve, ndërsa i madhi Shala ndëshkohet me karton të verdhë në minutën e 40-të. 

Vera e vitit 1991 i dha grushtin më të madh një shtetit që ishte themeluar artificialisht dhe u shkri një herë e përgjithmonë si bryma para diellit, kroatët, sllovenët, të cilëve iu bashkua edhe KF Prishtina dhe Kosova, duke i thënë jo një herë e përgjithmonë garave me serbët dhe ish jugosllavët.

Fatkeqësisht boshnjakët e maqedonët vazhduan edhe një vit garimin me ata që nuk duhej të garonin. 

Në fund të qershorit 1991 nisi lufta në Slloveni, më vonë në Bosnjë dhe në Kroaci.

Më 13 shtator të vitit 1991, rrokulliset topi në Kampionatin e parë të pavarur të Kosovës, Flamurtari – Prishtina 3:2 dhe Eroll Salihu (Prishtina) shënoi golin e parë në histori në minutën e 17-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat