Trajneri i Spanjës ngre zërin

Futboll

Trajneri i Spanjës ngre zërin

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 15:45
Luis de la Fuente

Mbulimi i faturave, kujtesa për të shkuarën, duke folur për të tashmen!

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente pohon me forcë atë që është e tij ose të paktën përpiqet të mos lejojë askënd që t’i heqë meritën që i takon për këtë ecuri mbresëlënëse të Spanjës që kur ai mori drejtimin e “La Roja”-s.

Është trajneri që ka kthyer frymën e Spanjës së vitit 2010, që bëri për vete të gjithë botën me stilin e saj. Natyrisht, me Luis de la Fuenten, që ka injektuar stilin e tij, mënyrën e tij të të punuarit. Përmbledhja e pretendimit për vendin e tij erdhi në Kordobë rreth mesnatës të së martës dhe pasi fitoi pastër kundër Serbisë.

“Unë nuk jam fanatik, por mund të jem sepse kam arsye për këtë. Të tjerët do të mbështeteshin te karizma, por unë jam i përmbajtur, modest, i arsimuar… dhe këtu do të ndalem”.

Grumbullimi i kombëtares spanjolle për ndeshjet kundër Danimarkës dhe Serbisë nisi me një kthesë të papritur në skenar, pasi trajneri foli për kontratën e tij në mungesë, diçka që Federata ishte “harruar” ta sqaronte dhe tu kujtonte të gjithëve situatën.

Në Las Rozas (qendra stërvitore e Spanjës dhe selia e federatës), situata nuk është ndër më të mirat, por paqartësitë në federatë nuk e kanë penguar De la Fuenten të kërkojë atë çfarë i takon. “Jam një kampion Europe me rrogë fëmijësh”, deklaroi ai para ndeshjes kundër Danimarkës.

Por nëse ujërat u trazuan në federatë, në fushë Spanja bëri detyrën. Dy fitore të njëpasnjëshme, 4 gola të shënuar, asnjë i pësuar dhe kualifikim për në çerekfinalet e Ligës së Kombeve. Fitorja numër një kjo e De la Fuentes. Fitorja e dytë ishte ndaj skeptikëve. U krijua një debat rreth ftesave të bëra nga De la Fuente si pasojë e mungesave të shumta. Por ai ia bëri të qartë se këtu ishte Spanja dhe ai nuk sheh fanellë klubesh.

“Të gjithë futbollistët duan të vijnë në ekipin kombëtar.

Njëqind për qind e tifozëve spanjollë duan që kombëtarja të fitojë me lojtarët më të mirë. Por unë jam i qetë, bëj atë që duhet të bëj. Spanja është një vend klubesh, por te kombëtarja nuk ka vend. Ne formojmë një grup pune fantastik dhe jemi një familje, më e mira në botë.

Kjo bashkon shumë, jep shumë fuqi. Të gjithë punojmë dhe të gjithë kemi të njëjtën meritë”. Sërish Danimarka e Serbia i dhanë të drejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat