Interi gati të heqë dorë nga Asllani për 25 milionë euro

Futboll

Interi gati të heqë dorë nga Asllani për 25 milionë euro

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 17:03
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani në ditët e fundit është përmendur shpesh në merkato.

Mesfushori i talentuar shqiptar, shpeshherë merr kritika se nuk po i afrohet niveleve të Çalhanollu në rreshtimin e zikaltërve.

Asllani ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2028, por përsëri ekziston mundësia e transferimit gjatë merkatos së dimrit apo verës. Interi nuk e ka nxjerrë lojtarin në shitje, pasi Inzaghi gjithsesi vlerëson përkushtimin dhe rendimentin e tij për ato minuta që i rezervon në fushën e lojës.

Portalet pranë klubit zikaltër bëjnë të ditur se sirenat nga futbolli anglez për Asllanin janë shtuar së fundmi.  Mësohet se shuma që do të bindte Interin për shitjen e mesfushorit është rreth 25 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat