Ismajli gati për Lukakun

Futboll

Ismajli gati për Lukakun

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 17:05
Pamje nga një ndeshje

4 gola të pësuar në 7 javë, Empoli është mbrojtja e dytë më e mirë në Serie A, pas Juves.

Një meritë të padiskutuar për këtë ka Ardian Ismajli, me qendërmbrojtësin kuqezi që po zhvillon sezonin e tij më të mirë në karrierë. Ismajli është legjionari më i përfolur në Itali, një lojtar për të cilin interesohen dy ekipe të mëdha si Juve dhe Inter.

Ismajli është kthyer në prioritetin e “Zonjës së Vjetër”, për të zëvendësuar Bremer, por gjithashtu mbetet një opsion edhe për Inter, me zikaltërit që do të riformatojnë nga e para repartin e prapavijës sezonin e ardhshëm.

Ismajli thërritet edhe një herë në apel këtë fundjave pasi Empoli pret në shtëpi një rival aspak komod, Napolin. Në shtëpi, Empoli është i pathyeshëm, jo vetëm që nuk kanë pësuar asnjë humbje, por nuk kanë pësuar asnjë gol.

Në këtë fillim sezoni, Ismajli ka luajtur 7 nga 7 ndeshje si titullar, për më tepër nuk është ndëshkuar asnjë herë me karton të verdhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat