Jashari: Gjithmonë i lumtur dhe krenar që përfaqësoj vendin tim

Futboll

Jashari: Gjithmonë i lumtur dhe krenar që përfaqësoj vendin tim

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 17:08
Jashari

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Jashari, është shprehur tejet i lumtur që ishte pjesë e Dardanëve për dy ndeshjet e muajit tetor.

Kosova mundi Lituanin (1-2) dhe udhëtim, derisa në ‘Fadil Vokrri’ deklasoi Qipron (3-0), ndeshje këto të zhvilluara në kuadër të Ligës së Kombeve.

Jashari, i cili bëri paraqitje fantastike në fitoren ndaj qipriotëve, përmes rrjeteve sociala, ka thënë se ndihet krenar që përfaqëson shtetin e tij.

“Gjithmonë i lumtur dhe krenar që përfaqësoi vendin tim. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Forca Kosova!”, ka shkruar Jashari.

Kujtojmë se 26-vjeçari luan në Ukrainë te skuadra e LNZ Cherkasy, ku ka zhvilluar nëntë ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asiste. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat