Federata e Futbollit e Serbisë vendosi që ndeshja mes Novi Pazarit dhe Partizanit të Beogradit të luhet pa praninë e publikut, gjë që hasi në një revoltë të madhe te tifozët nga Sanxhaku përkatësisht në Novi Pazar.
Dueli nga kampionati serb do të luhet më 21 të këtij muaji, ndërsa tifozët e Novi Pazarit janë kërcënuar se nëse nuk ka publik në tribuna, as ndeshja nuk do të luhet.
Skuadra e Novi Pazarit u dënua me dy ndeshje suspendim për ofendime dhe pankarta, si dhe gjuajtje me sende ndaj portierit të Radniçkit, Marko Millosheviq.
Pasi u pa qartë se për shkak të atij pezullimi nuk do të kishte tifozë në tribuna, tifozët e Novi Pazarit dolën nëpër rrugë dhe dërguan një mesazh të qartë.
“Ndeshja nuk do të luhet, qyteti ynë – rregullat tona”, është shkruar në transparent. Të hënën mbetet të shihet nëse ndeshja do të luhet.