Mesazhi i tifozëve nga Sanxhaku: Ndeshja ndaj Partizanit të Beogradit nuk luhet!

Futboll

Mesazhi i tifozëve nga Sanxhaku: Ndeshja ndaj Partizanit të Beogradit nuk luhet!

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 17:13
Mesazhi i tifozëve nga Sanxhaku

Federata e Futbollit e Serbisë vendosi që ndeshja mes Novi Pazarit dhe Partizanit të Beogradit të luhet pa praninë e publikut, gjë që hasi në një revoltë të madhe te tifozët nga Sanxhaku përkatësisht në Novi Pazar.

Dueli nga kampionati serb do të luhet më 21 të këtij muaji, ndërsa tifozët e Novi Pazarit janë kërcënuar se nëse nuk ka publik në tribuna, as ndeshja nuk do të luhet.

Skuadra e Novi Pazarit u dënua me dy ndeshje suspendim për ofendime dhe pankarta, si dhe gjuajtje me sende ndaj portierit të Radniçkit, Marko Millosheviq.

Pasi u pa qartë se për shkak të atij pezullimi nuk do të kishte tifozë në tribuna, tifozët e Novi Pazarit dolën nëpër rrugë dhe dërguan një mesazh të qartë.

 “Ndeshja nuk do të luhet, qyteti ynë – rregullat tona”, është shkruar në transparent. Të hënën mbetet të shihet nëse ndeshja do të luhet.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat