Sky Sport Italia zbulon pozicionin e Lautaro Martinezit në renditje

Futboll

Sky Sport Italia zbulon pozicionin e Lautaro Martinezit në renditje

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 17:27
Lautaro

Sky Sport Italia parashikon se Lautaro Martinez do të jetë në pesë vendet e para në renditjen përfundimtare për “Topin e Artë” 2025.

Sulmuesi i Interit ka kaluar një vit spektakolar me fanellën zikaltër, duke fituar kampionatin dhe duke u renditur si kryegolashënues në Itali.

Gazetari Matteo Barzaghi pretendon se ka informacione për votat e depozituara në zyrat e France Football. Sipas tij, argjentinasi ka fituar vendin e pestë.

Sipas të gjitha gjasave, fituesi do të jetë Vinicius, ndjekur nga Rodri dhe Dani Carvajal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat