Shakohoxha: Trajneri i kombëtares donte të shkonte në banjo dhe shkuam në lokal

Futboll

Shakohoxha: Trajneri i kombëtares donte të shkonte në banjo dhe shkuam në lokal

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 17:29
Dritan Shakohoxha

“Më thuaj një gjë të mirë që ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit në 20 vitet e fundit”.

Kjo ishte një nga pyetjet më pikante të fansave tanë gjatë podkastit me Dritan Shakohoxhën në VERSUS.

Ish-komentatori i njohur sportiv u përgjigj gjerësisht, duke pranuar se punë të mira janë bërë plot, por krahasimet me periudhat e tjera janë të gabuara.

“Enver Hoxha, kur donte të krenohej për rritjen ekonomike të vendit, e krahasonte kohën e tij me periudhën e para viteve ’30. Kjo nuk është e logjikshme”.

“Mbaj mend kur ish-trajneri i kombëtares, Ari Haan, donte të shkonte në tualet dhe dolëm nga stadiumi për të gjetur një lokal. Gjërat kanë ndryshuar, por jo për meritën e dikujt. Është koha ajo që sjell ndryshimin, jo individi”, u shpreh Shako.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat