Mbappe ia hedh fajin presidentit të PSG-së

Futboll

Mbappe ia hedh fajin presidentit të PSG-së

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 19:01
Kylian Mbappe

Akuzat e fundit për Kylian Mbappe për përdhunim duket se janë rezultat i një fushate të presidentit të PSG, NAsser Al-Khelaifi.

Sulmuesi i Real Madrid është i bindur se presidenti i klubit parisien po përdor mediat për t’i ngritur një kurth mediatik dhe për t’i denigruar figurën.

Së fundmi është raportuar se një grua ka bërë dëshmi për një përdhunim të dyshuar të ndodhur në një hotel në Stokholm, pikërisht aty ku Mbappe javën e kaluar kishte kaluar dy ditë me disa shokë.

Real Madrid nuk ka bërë asnjë reagim tani, por i ka kërkuar një shpjegim Mbappe-s.

Deri tani dihet se ka një një çështje gjyqësore mes PSG-së dhe lojtarit. Ai kërkon 55 milionë euro dhe Parisi deri tani refuzon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat