Roganoviq: Kërkojmë maksimumin për të vazhdimësinë

Futboll

Roganoviq: Kërkojmë maksimumin për të vazhdimësinë

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 19:26
Marko Roganoviq

Marko Roganoviq, futbollist i Gjilanit, është paraqitur në konferencë për media para duelit të radhës kampional përballë Ferizajt, i cili zhvillohet këtë të premte nga ora 13.00.

Mbrojtësi i ‘kuqebardhëve’ ka folur në lidhje me përgatitjen e skuadrës për këtë ballafaqim, ndërkohë që ka vënë në dukje rëndësinë e pikëve për vazhdimësinë e kampionatit.

“Natyrisht se jemi të përgatitur për këtë ndeshjen. Kemi patur kohën e mjaftueshme për ta analizuar kundërshtarin dhe për t’u bërë gati. Jemi të gatshëm për ta bërë maksimumin dhe për t’i marrë pikët e plota”, theksoi fillimisht Roganoviq.

Numri katër i skuadrës potencoi se synojnë marrjen e pikëve maksimale në mënyrë që të fillohet ngritja në renditjen tabelare.

“Çdo ndeshje është e rëndësishme, ashtu sikurse edhe ndeshja e nesërme. Ne synojmë të marrim maksimumin e pikëve dhe të ngritemi në tabelë, pasi që ky është qellimi ynë”, potencoi Roganoviq.

Në fund Roganoviq u pyet në lidhje me kokonkurencën e shtuar në ekip, teksa theksoi se kjo është një gjë pozitive për të dhe vetë ekipin.

“Është normale të ketë konkurencë. Konkurenca të bën që të luftosh edhe më shumë, të motivon edhe më shumë që ta tregosh vetën për ta fituar vendin”, përfundoi Roganoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat