Tragjedia në Itali, 10 mijë të pranishëm në Foxhia

Futboll

Tragjedia në Itali, 10 mijë të pranishëm në Foxhia

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 19:59
Pamje

Dhjetë mijë të pranishëm ishin pasditen e kësaj të enjte në funeralin e Samuel Del Grande, Mikele Bikari dhe Gaetano Xhentile.

Të tre këto tifozë të Foxhias, që ndërruan jetë mbrëmjen e 13 tetorit për shkak aksidenti.

Të tre kishin udhëtuar në Potenca ku skuadra e Foxhias ndeshej me vendasit, ndërsa ndeshja përfundoi 1:1 më 13 tetor.

Tre viktimat ndodheshin në makinë dhe po ktheheshin pas transfertës bashkë me Samuelen dhe Mateon, që tashmë ndodhen në spital.

Tragjedia përfundoi me vdekjen e 13, 17 dhe 21-vjeçarit. Të tre ishin pjesë e “Curva Nord”, që ishte pjesë e homazheve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat