Trajneri zviceran ia bën të qartë Xherdan Shaqirit, ia përmend pankinën

Futboll

Trajneri zviceran ia bën të qartë Xherdan Shaqirit, ia përmend pankinën

Nga: K. Goca Më: 17 tetor 2024 Në ora: 20:22
Xherdan Shaqiri

Deri më tani, kthimi i Xherdan Shaqirit (33 vjeç) në Basel nuk ka shkuar aq mirë sa do të dëshironin të gjithë në këtë ekip. 

Trajneri Celestini nuk e ka problem ta vendosë yllin e tij në pankinë, e tha ai në një intervistë.

Nëse performanca afatgjatë nuk është e duhura, Fabio Celestini dëshiron të vendosë në pankinë të rikthyerin Xherdan Shaqiri - si lojtarët e tjerë, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.

Xherdan Shaqiri para pushimit për shkak të aktiviteteve të kombëtareve, tregoi se mund të jetë ende njeriu për momentet e mëdha siç bëri në fitoren (1:0) ndasj Young Boysit.

Por përveç asistimit të tij të parë në Basel, ai nuk ka qenë në gjendje t'i përmbushë pritjet e mëdha. Të paktën jo ashtu siç shpresonin përgjegjësit në Basel kur e prezantuan Shaqirin fituesin e padiskutueshëm të verës.

Deri më tani, trajneri Fabio Celestini ka treguar shumë durim me yllin e tij. “Unë zgjedh gjithmonë opsionin që mendoj se është më i miri për sukses afatgjatë”, shpjegon Celestini në një intervistë për “Basler Zeitung”.

“Nëse do të jetë e nevojshme do ta vendos edhe Shaqirin në pankinë. Ashtu si të gjithë lojtarët e tjerë”, tha ai.

Shaqiri tani është në gjendje të mbajë gjithnjë e më mirë ritmin në stërvitje. Performanca ndaj Young Boys ishte gjithashtu një hap në drejtimin e duhur.

“Por atij i duhet edhe pak kohë”, thotë Celestini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat