Vlora para derbit me Tiranën

Futboll

Vlora para derbit me Tiranën

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 20:35
Dinamo

Ndeshja derbi Tirana-Dinamo është vendosur që të zhvillohet në stadiumin “Flamurtari” ditën e shtunë.

Qyteti i Vlorës në fakt është pak më familjar për blutë, të cilët kanë në gjirin e tyre dy lojtarë vlonjatë, Dejvi Bregun dhe Edmir Salin.

Po ashtu, në qytetin bregdetar kanë kaluar nga një sezon trajneri Ilir Daja, i cili ka drejtuar Flamurtarin, si dhe portieri Aldo Teqja, që jo më larg se një sezon më parë mbronte portën vlonjate.

Me siguri në stadium do të ketë edhe tifozë vlonjatë që do të mbështesin Dinamon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat