Talenti i La Ligas kthehet objektiv te ekipi

Futboll

Talenti i La Ligas kthehet objektiv te ekipi

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 20:38
Yarek Gasiorowski

Real Madrid po ndjek me vëmendje rritjen e yllit të Valencias, Yarek Gasiorowski.

Sipas Diario AS – të cilët kanë dhënë të enjten një pasqyrë të zhvillimeve te fundit ne Madrid – qendërmbrojtës 19-vjeçar, i cili prej kohësh po bën emër si një yll i mundshëm në Valencia, pelqehet jashte mase.

Sipas një raporti nga AS, “valenciani, kampioni i Evropës U-19, ka qenë nën vëzhgim për disa kohë dhe është një profil dyfish tërheqës pasi eshte një qendërmbrojtës me këmbë të majtë”.

I lindur në Spanjë, Gąsiorowski lindi nga një baba polak dhe nënë spanjolle. Nëna e tij e quajti me emrin polak Jarek dhe e zëvendësoi shkronjën e parë me Y për të mbajtur prononcim polak dhe jo spanjoll.

Gąsiorowski u testua për Valencia në 2012 dhe iu bashkua akademisë së tyre menjëherë pas. Më 4 gusht 2022, ai nënshkroi një kontratë profesionale me klubin për 3+2 vjet. Në shtator 2022, ai u emërua nga gazeta angleze The Guardian si një nga lojtarët më të mirë të lindur në 2005 në mbarë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat