Ekipi i Vardarit të Shkupit është dënuar me 5000 euro gjobë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Arsyeja e këtij dënimi është hedhja e mjeteve piroteknike në tribunën perëndimore gjatë ndeshjes kundër skuadrës shqiptare Struga Trim Lum.
Ndeshja përfundoi me fitoren me rezultat 1:4 në favor të kampionit, Struga Trim Lum.
Këtë gjest të paprecedent e kanë bërë Tifogrupi “Komiti” dhe ky grup njihet për skandale.