Ballakov pritet të jetë trajneri i ri i skuadrës shqiptare?

Futboll

Ballakov pritet të jetë trajneri i ri i skuadrës shqiptare?

Nga: K.G. Më: 17 tetor 2024 Në ora: 20:53
Krasimir Ballakov

Legjenda e futbollit bullgar, Krasimir Ballakov, është duke negociuar me ekipin e Gostivarit për të marrë postin e trajnerit. 

Kështu raportohet për skuadrën shqiptare që pretendon titullin e kampionit në Maqedoninë e Veriut.

“Sipas informacioneve të publikuara nga disa media bullgare, Ballakov është në negociata me Gostivarin dhe së shpejti pritet një marrëveshje përfundimtare.

Për momentin nuk ka detaje nga negociatat, por mediat bullgare theksojnë se Gostivari, i cili mbështetet nga sponsorët turq, negocion me Ballakovin përmes presidentit të klubit, Enes Usta”, shkruan media maqedonase “Sportsport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat