Vllaznia i rinovon kontratën talentit të sulmit

Futboll

Vllaznia i rinovon kontratën talentit të sulmit

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 22:55
Vllaznia

Antonio Delaj do të vazhdojë që të jetë pjesë e Vllaznisë. Sulmuesi i talentuar me performancat e tij fantastike këtë sezon, ka bindur drejtuesit e klubit shkodran që t’i rinovojnë kontratën.

Edhe pse kontrata e tij aktuale përfundonte në verën e vitit 2025, te Vllaznia nuk janë mjaftuar dhe ia kanë rinovuar. Delaj do të jetë pjesë e Vllaznisë deri në vitin 2027, pasi ka firmosur kontratën e re 3-vjeçare.

Kujtojmë që 21-vjeçari është prodhim i kuqebluve, me të cilët ka luajtur që nga ekipet e moshave. Ndërsa lajmin për rinovimin e kontratës e ka bërë të ditur vetë klbui shkodran në rrjetet sociale.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë arritjen e akordit dhe firmosjen e zgjatjes së kontratës edhe për 3 vitet e ardhshme me futbollistin Antonio Delaj”, shkruan klubi i Vllaznisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat