Reprezentuesi i Kosovës për Gatusson: Qava si fëmijë për tre ditë

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës për Gatusson: Qava si fëmijë për tre ditë

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 23:02
Emir Sahiti

Reprezentuesi i Kosovës, Emir Sahiti u largua nga Hajduk Spliti më 31 gusht dhe u bë lojtar i ri i skuadrës gjermane HSV Hamburg.  

Transferimi kap vlerën e 1.2 milion eurove, prej të cilave 20 për qind i takojnë ish-klubit të tij Rabotnicki nga Maqedonia e Veriut.  

Hajduku ka të drejtën e 15 deri 20 për qind të shumës së transferimit të ardhshëm të Sahitit. 

Që nga ardhja në Hajduk në vitin 2018, Sahiti ka luajtur 121 ndeshje për ekipin e parë, ka shënuar 18 dhe ka asistuar 16 gola dhe ka fituar dy herë Kupën e Kroacisë.  

Kontrata e tij me Splitin isthe valide deri në verën e vitit 2026 dhe Transfermarkt e vlerëson vlerën e tij në 2.3 milionë euro. 

Sahiti që ka deri më tani ka bërë tri paraqitje për HSV Hamburgun, apo ka 91 minuta lojë, ka folur për largimin nga Hajduk Split për media kroate.  

“Nuk kam detyruar asgjë, kam thënë që nëse do të ishte një ofertë që do të kënaqte Hajdukun, do të largohesha. Nëse do të qëndroja në Hajduk këtë verë, nuk do të isha i pakënaqur”. 

“Kur pashë videon e lamtumirës, qava si fëmijë për tre ditë.

Për gjashtë vjet, kalova të mira dhe të këqija, humbje dhe fitore. Kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me shokët e skuadrës. Ndihesha si në shtëpinë time.

Nuk do ta harroj kurrë klubin, shokët e mi, pasi nuk është pak diku të kalosh gjashtë vjet”. 

Ai tregoi përshtypjet se si ishte nën drejtimin e trajnerit Gennaro Gattuso. 

“Kam kaluar shumë trajnerë, por përgatitjet që janë bërë këtë verë nuk kanë qenë kurrë më të vështira.

E dija që do të ishim gati, 200 për qind. Gjithçka u bë në maksimum. Mësova shumë me të, ai më tha se mund të dribloja çdo ditë në stërvitje”, ka thënë Sahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat