Të shtunën do të luhet derbi i madh i Landesligas, mes liderit të tabelës VfL Juchen-Garzweiler dhe Kosovës së Dusseldorfit.
Është ndeshja e javës së 11-të dhe që zgjon kureshtje ndër dashamirët jo vetëm të kësaj lige.
Derbi luhet në konak të Kosovës së Dusseldorfit.
VfL Juchen-Garzweiler kryeson me 26 pikë dhe Kosova renditet në pozitën e tretë me 23 sosh.
Djelmoshat kuqezi synojnë të ndalin tre pikë në konak të tyre.