Shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri - Çeki

Futboll

Shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri - Çeki

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 23:43
Tifozët

Kombëtarja e Shqipërisë ndeshjet e radhës në Ligwn e Kombeve do t’i zhvillojw gjatë muajit nëntor dhe si kundërshtarë do ta ketë Republikën e Çekisë dhe Ukrainën.

Të dy ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.

Në takimin e parë ndaj Kombëtares çeke, janë shitur të gjitha biletat dhe pritet të jetë një spektakël i vërtetë. Sidomos pasi në Pragë u paraqiten disa banera kundër shqiptarëve.

Ndeshja ndaj Çekisë zhvillohet, më 16 nëntor nga ora 20:45, kurse ajo ndaj Ukrainës, më 19 nëntor.

Kujtojmë se ekipi i Silvinjos ende ka gjasa për ta zënë pozitën e parë në tabelë, pasi ka vetëm një pikë më pak se lideri Çekia në Grupin 1, të Ligës B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat