Ylli italian hedh poshtë mundësinë e transferimit te madrilenët

Futboll

Ylli italian hedh poshtë mundësinë e transferimit te madrilenët

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 12:32
Andrea Cambiaso

Mbrojtësi i Juventusit, Andrea Cambiaso, ka hedhur poshtë thashethemet për një kalim tek Real Madridi.

Në disa raste gjatë sezonit të kaluar, Cambiaso ishte lidhur me një kalim të mundshëm tek ‘Los Blancos’ përkundër se këta të fundit po e kërkonin me ngulm Alphonso Davies.

Cambiaso ka shkëlqyer në ndërkohë tek Juventusi pas një periudhe tek Genoa, Empoli dhe Bologna, tek këto dy të fundit si huazim.

“Vetëm fakti se jam lidhur me një ekip si Real Madridi duket si diçka më e madhe se unë. Unë jam krenar për këtë, më kënaq dhe është stimuluese të dish se dikush të vlerëson, por nuk kam marrë ndonjë propozim. Dhe, sidoqoftë, Juventusi është Real Madridi im”, ka thënë Cambiaso.

Duhet të përmendet se pothuajse të gjitha raportimet mes Cambiasos dhe Real Madridit kanë ardhur nga Italia.

‘Los Blancos’ tashmë kanë Fran Garcian dhe Ferland Mendy si opsione në krahun e majtë të mbrojtjes dhe Davies mund të jetë njëri prej objektivave të tyre kryesor për verën e ardhshme gjithashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat