Ja shuma që kursejnë bavarezët

Futboll

Ja shuma që kursejnë bavarezët

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 12:49
Thomas Tuchel

Aventura e Thomas Tuchel te Bayern Munich nuk përfundoi mirë. Pas një sezoni që përfundoi me mungesë titulli dhe eliminim nga Champions League në gjysmëfinale kundër Real Madrid, klubi bavarez vendosi të ndryshojë drejtimin teknik.

Tashmë në stol është Vincent Kompany, ndërkohë që mes Tuchel dhe klubit kishte patur një ngrirje të marrëdhënieve që në mars, kur klubi deklaroi asokohe se trajneri do të largohej në fund të sezonit.

Tani Tuchel do të nisë një një aventurë të re, si trajneri i kombëtares angleze.

Pozicioni do të nisë nga 1 janari 2025 dhe ish-trajneri i Chelsea do të ketë për detyrë të udhëheqë kombëtaren e “3 luanëve” për të fituar Kupën e Botës 2026.

Kontrata e vlefshme deri në qershor 2025 me Bayern do të ndërpritet me klubin bardhekuq që do të kursejë një pjesë të mirë të pagës. Më saktësisht 3 milionë euro.

Për arsye ekonomike Tuchel nuk u shkarkua me Bayern, duke vazhduar të paguante rrogën derisa trajneri të gjente një pozicion të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat