Medon Berisha do të vazhdojë të jetë pjesë e Lecces. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka rinovuar kontratën e tij me klubin italian.
Berisha ka rinovuar kontratën deri në vitin 2028, pra ka nënshkruar edhe për 4 vite të tjera.
Edhe pse 20-vjeçari nuk ka shumë minuta në këmbë, aftësitë e tij kanë bërë që drejtuesit ta mbajnë në ekip duke e parë si një pikë kyçe për të ardhmen.
Kujtojmë që në këtë sezon Medon Berisha ka luajtur 4 ndeshje me Leccen, mes kampionatit italian dhe Kupës së Italisë.
Teksa tashmë pritet të marrë një rol më “aktiv” në ekip, duke pasur parasysh dhe rinovimin.