Lecce i rinovon kontratën mesfushorit të Kombëtares shqiptare

Futboll

Lecce i rinovon kontratën mesfushorit të Kombëtares shqiptare

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 13:35
Ylber Ramadani - Medon Berisha

Medon Berisha do të vazhdojë të jetë pjesë e Lecces. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka rinovuar kontratën e tij me klubin italian.

Berisha ka rinovuar kontratën deri në vitin 2028, pra ka nënshkruar edhe për 4 vite të tjera.

Edhe pse 20-vjeçari nuk ka shumë minuta në këmbë, aftësitë e tij kanë bërë që drejtuesit ta mbajnë në ekip duke e parë si një pikë kyçe për të ardhmen.

Kujtojmë që në këtë sezon Medon Berisha ka luajtur 4 ndeshje me Leccen, mes kampionatit italian dhe Kupës së Italisë.

Teksa tashmë pritet të marrë një rol më “aktiv” në ekip, duke pasur parasysh dhe rinovimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat