Ilir Daja “ngrin” para derbit

Futboll

Ilir Daja “ngrin” para derbit

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 13:40
Ilir Daja

Dinamo ka marrë një goditje të rëndë para derbit me Tiranën.

“Blutë”  me shumë mundësi do të duhet të bëjnë në këtë ndeshje pa titullarin absolut, Edmir Salin.

Portieri është dëmtuar gjatë stërvitjes së fundit dhe gjasat janë të larta që ai nuk do të jetë i gatshëm ndaj bardhebluve.

Një tjetër mungesë e rëndësishme që “fik” Ilir Dajën.

Kujtojmë që përveç Salit, Dinamo vuan dhe mungesën e qendërmbrojtësit Rustem Hoxha pikërisht për shkak dëmtimi, apo të Bakary Goudiaby i cili nuk do të luajë për shkak kartonësh.

Në rast se Sali nuk do të jetë i gatshëm për derbin, vendin e tij do ta marrë Aldo Teqja. Përsa i përket pjesës tjetër të skuadrës, gjendja është mirë deri më tani.

Kujtojmë që Dinamo do të përballet me Tiranën këtë të shtunë për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 9-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në Vlorë, starton në orën 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat