Vllaznia i "trembet"

Futboll

Vllaznia i "trembet"

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 13:43
Vllaznia

Vllaznia do të luajë këtë të shtunë përballë Laçit në transfertë sfidën e vlefshme për javën e 9-të të “Abissnet Superiore”.

Ndeshja që do të zhvillohet në Kurbin, starton në orën 14:00.

Një ndeshje mjaft interesante duke pasur parasysh dhe pozitat ku ndodhet ekipet. Laçit i duhen me doemos pikë për të nisur kthesën pasi ndodhen në fundin e tabelës, ndërsa në krahun tjetër, Vllaznia kërkon fitoren për të qëndruar pranë kreut.

Megjithatë për shkodranët kjo transfertë nuk do të jetë aspak e lehtë, për shkak edhe të historisë.

Në 25 ndeshje të zhvilluara në transfertë ndaj Laçit, kuqeblutë kanë fituar vetëm 4, barazuar 3 dhe mposhtur plot 18 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat