Superkupa e Spanjës zyrtarisht luhet në Jeddah

Futboll

Superkupa e Spanjës zyrtarisht luhet në Jeddah

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 13:53
Muriqi

Super Kupa e Spanjës për sezonin 2025 do të zhvillohet në Arabinë Saudite, në qytetin e Jeddah-it.

Katër skuadra që do të lujnë në këtë kompeticion, janë: Real Madridi, Atheletic Clubi, Barcelona dhe Mallorca e Vedat Muriqit.

Ky organizim është falë marrëveshjes që është nënshkruar ditë më parë nga Federata e Futbollit të Spanjës dhe Arabisë Saudite.

Nuk do të jenë ndeshjet e vetme të futbollit spanjoll që do të zhvillohen në Arabi, pasi në marrëveshje përfshihen edhe ndeshjet e La Liga-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat