Sara Carbonero në lot, flet për herë të parë në publik

Futboll

Sara Carbonero në lot, flet për herë të parë në publik

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 14:21
Sara Carbonero

Duhej të kalonin pesë vite para se Sara Carbonero të fliste hapur për sëmundjen që i ndryshoi përgjithmonë jetën, siç e konfirmoi edhe ajo vetë, duke e cilësuar “një nga lajmet më të vështira të jetës së saj”. Në vitin 2019, gazetarja spanjolle, ish-gruaja e Iker Casillas, mori diagnozën e kancerit ovarian, për të cilin iu nënshtrua një operacioni urgjent.

Pasi u largua nga spitali nuk tha më asnjë fjalë për gjendjen e saj shëndetësore.

Kjo heshtje vazhdoi deri në pjesëmarrjen e saj në gala-në “ELLE x Hope” në “Palacio de Santoña” të Madridit, ku i emocionoi të gjithë me dëshminë prekëse:

“Nuk e kam pasur të lehtë vendimin të jem sot këtu për të pranuar këtë çmim.

Për mua është hera e parë që flas hapur për sëmundjen time, kancerin. Një fjalë nga e cila kam ikur prej vitesh dhe që nuk do doja t’i referohesha. M’u desh ca kohë ta pranoja se kjo është një garë në distancë, se do të jem gjithmonë një paciente onkologjike dhe se do të jetoj me pasiguri.

Askush nuk është perfekt, as pretendojmë të jemi. Sidoqoftë, mbi të gjitha, unë jam këtu për të dërguar një mesazh shprese dhe inkurajimi për të gjithë njerëzit që jetojnë me këtë sëmundje mizore”.

Më pas, Sara Carbonero foli për rolin e saj si nënë: “Dua t’iu dërgoj një mesazh të veçantë atyre grave me fëmijë të vegjël, të cilave ende nuk mund t’ju shpjegoni pse nëna qëndron 8 ditë në shtrat pas çdo kimioterapie”.

Së fundi, gazetarja ka dashur të dërgojë një mesazh shprese për të gjithë ata njerëz që e gjejnë veten përballë kësaj sëmundjeje sot: “Mos harroni se ka shpresë, se ka dritë në fund të tunelit, se unë jam këtu mes jush 5 vite më vonë, falë mjekësisë dhe dashurisë. Njerëzit e tjerë nuk kanë qenë aq me fat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat