Nuk ishte pushimi që priste

Futboll

Nuk ishte pushimi që priste

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 14:44
Thiago Motta

Nuk ishte pushimi që priste Thiago Motta.

Në ‘Continassa’, lista e lojtarëve të lënduar të Juventusit po bëhet gjithnjë e më e gjatë. I fundit në dyshim është Fagioli, i cili u rikthye jo mirë nga eksperienca e tij me kombëtaren e trajnerit Spalletti.

McKennie vazhdon në ‘infermieri’ për shkak të disa problemeve muskulare, të pësuara me kombëtaren amerikane. Koopmeiners ka thyerje të brinjës, ndaj do të duhet të presim të paktën ndeshjen e së martës në Champions League kundër Shtutgartit, nëse jo edhe derbin italian në kampionati kundër Interit, të planifikuar për të dielën e 27 tetorit në ‘San Siro’, për ta parë sërish në fushë.

Në listën e gjatë të mungesave, pa marrë parasysh ‘pacientët’ afatgjatë Bremer dhe Milik, do të shihen edhe dy lojtarë që luajnë të njëjtin rol: Conceiçao për shkak të pezullimit, dhe Nico Gonzalez për shkak të dëmtimit. Të dy nuk do të jenë gati për sfidën kundër Lazios.

Ndeshja ndaj Lazios është një përplasje direkte, a do të ketë më shumë rëndësi rezultati?

Kundër Lazios dua të shoh performancën, sepse është ajo që të jep rezultatin. Dua ta shoh skuadrën time të luajë mirë, të mbrohet mirë dhe të shkojë përpara. Duhen shumë gjëra për të luajtur mirë. Unë besoj verbërisht se skuadra që luan mirë ka më shumë shanse për të fituar. Lojtarët e padisponueshëm? Nuk do të kemi Bremer, Milik, McKennie, Koopmeiners, Gonzalez, Weah dhe Fagioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat