Pique propozon një kampionat me 16 skuadra

Futboll

Pique propozon një kampionat me 16 skuadra

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 14:57
Gerrard Pique

Ish-lojtari i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Gerrard Pique ka ndërhyrë në debatin e zjarrtë rreth kalendarit të ngjeshur në futboll. Ish-mbrojtësi mbështet ish-shokët e tij dhe propozon një zgjidhje për këtë problem, që nënkupton reduktimin e skuadrave në kampionatet vendase.

Pike hodhi idenë e tij në një tryezë të rrumbullakët të organizuar me rastin e “Javës së Liderëve” në Londër dhe argumentoi idenë e tij për reduktimin e ekipeve në gara. “Mendoj se numri i ndeshjeve duhet të reduktohet.

Duhet të thërrasim të gjitha ligat dhe tu themi se në vend të 20 skuadrave, garat duhet të zhvillohen vetëm me 16 klube” sugjeron ai. Themeluesi i “Kings League” kërkoi gjithashtu që zëri i futbollistëve të dëgjohet, ndërsa nuk kurseu kritikat ndaj FIFA-s dhe UEFA-s.

“Unë do t’i pyesja ata në UEFA: pse krijuan Ligën e Kombeve, një kompeticion i vështirë për tu ndjekur?

Kjo vlen dhe për FIFA-n që kërkon ta organizojë një kompeticion të ngjashëm, Kupën e Botës për klube.

E kuptoj që duan të gjenerojnë më shumë të ardhura, por për të mirën e futbollit mendoj se do të ishte shumë më mirë të kishim më pak ndeshje.

Do të ishte më e lehtë për të argëtuar publikun dhe lojtarët do të kishin më pak ngarkesë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat