Fitore tenistike e Partizanit kundër Tiranës

Futboll

Fitore tenistike e Partizanit kundër Tiranës

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 15:05
Pamje nga ndeshja

Partizani i vajzave ka mposhtur 6:0 Tiranën në derbin e parë për këtë sezon. Sfida mori jetë në stadiumin “Arena e Demave” prej orës 13:00.

Që në pjesën e parë u vulos gjithçka, pasi të kuqtë iu drejtuan dhomave të zhveshjes me avantazhin e katër golave. Ishte Elma Kadriu që tundi rrjetën për “pokerin” personal.

Në të dytën thelluan derbin vetëm për statistikë, Kotarja dhe Ferreira.

Duhet thënë se Tirana pati në formacionin titullar dhe vajza 14, 15 dhe 16 vjeç.

Portierja Berberi ishte ajo që mbajti “bardheblutë” larg një goleade më të thellë.

Kjo sfidë ishte e vlefshme për javën e katërt të Superiores. Ndërkohë që ka luajtur tre takime, Partizani numëron po aq fitore. Tirana në anën tjetër ka një fitore dhe dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat