Cambiaso: Juventusi është Reali im, krenar për këtë vlerësim

Futboll

Cambiaso: Juventusi është Reali im, krenar për këtë vlerësim

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 15:08
Andrea Cambiaso

Mbrojtësi i Juventusit, Andrea Cambiaso, ka shumuar zërat për një transferim të mundshëm te Real Madridi.

Mbrojtësi italian po kalon një sezon shumë të mirë te ekipi torinez.

“Vetëm fakti që ka pasur interesim nga Real Madridi duket si diçka më e madhe se unë.

Unë jam krenar për këtë, më kënaq dhe është stimuluese të dish se dikush të vlerëson, por nuk kam marrë ndonjë propozim.

Dhe, sidoqoftë, Juventusi është Real Madridi im”, ka thënë Cambiaso.

Reali në krahun e majtë ka dy lojtarë si Fran Garcia apo Ferland Mendy, por në merkato po punon për transferimin e Davies nga Bayerni në verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat