Sommer: Çdo ndeshje në Serie A e komplikuar

Futboll

Sommer: Çdo ndeshje në Serie A e komplikuar

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 15:09
Portieri Yann Sommer

Portieri Yann Sommer po zhvillon sezonin e tij të dytë në Milano. I shpallur kampion sezonin e shkuar, gardiani zikaltët është ambicioz se edhe këtë sezon skuadra e tij mund të bëjë mirë, por do të jetë më i vështirë për të arritur te titulli.

“Unë imagjinoj një sezon shumë të vështirë, me shumë konkurrencë.

Ne e kemi parë tashmë se sa të fortë janë Juve dhe Napoli, por humbëm edhe derbin, kështu që kujdes edhe për Milanin.

Kur thonë se çdo ndeshje është e vështirë në Itali, nuk është retorikë. Është e vërteta, do të jetë shumë e vështirë të konfirmosh veten”, tha portieri zviceran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat