Në Brazil e presin Neymarin të jetë gati për sfidat e kombëtares në nëntor

Futboll

Në Brazil e presin Neymarin të jetë gati për sfidat e kombëtares në nëntor

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 15:22
Neymar
 

Nëse Brazili i trajnerit aktual Dorival Junior është i mbushur me yje, nga Vinicius e Rodrygo deri te “baby Endrik”, ka ende një top lojtar që ka munguar prej muajsh.

Ky është Nejmar Xhunior, i cili që nga viti 2023 nuk e ka veshur më fanellën e Selesao-s.

Lojtari po rikthehet gradualkisht në formë pas dëmtimit të rëndë, këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe meniskut. Ai që mezi pret rikthimin e sulmuesit të Al Hilal është Rodrigo.

“Dua që të kthehet sa më shpejt dhe unë e di se ai është duke u përmirësuar çdo ditë.

Ai është rikthyer në stërvitje me grupin dhe tani duhet të presim.

Shpresoj që ai të jetë në grumbullimin e ardhshëm me Selesao”, tha Rodrigo.

Sulmuesi brazilian i është rikthyer stërvitjeve me Al Hilal, siç e ka treguar së fundmi edhe video e postuar në rrjetet sociale nga klubi saudit. Ish-lojtari i Barcelonës u shfaq në formë edhe pse ai po ndjek një program të veçantë rikuperimi me trajnerin fizik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat