Ndeshja me Kosovën, për 2 orë shiten rekord bileta në shtetin rumun

Futboll

Ndeshja me Kosovën, për 2 orë shiten rekord bileta në shtetin rumun

Nga: K. Goca Më: 18 tetor 2024 Në ora: 15:42
Pamje nga ndeshja në Prishtinë

Rumani – Kosovë do të jetë sikur një finale më 15 nëntor të këtij viti në kuadër të Ligës së Kombeve. 

Mbretëron një interesim i madh i tifozëve në këtë shtet për të pa ballafaqimin mes Rumanisë dhe Kosovës. 

“Arena Kombëtare po mbushet! Numri i madh i biletave të shitura në vetëm 2 orë për Rumani – Kosovë.

Në dy orët e para, pas daljes në shitje të biletave, Federata Rumune e Futbollit (FRF) njoftoi se janë shitur 15,000 bileta, një shenjë që mbështetësit mezi presin të shohin të preferuarit e tyre në fushë.

Dy skuadrat do të përballen në stadiumin më të madh të vendit, ditën e premte, më 15 nëntor, nga ora 20:45.

Rumania në krye të grupit C2 të Ligës së Kombeve pas katër ndeshjeve të para, me katër fitore nga po aq ndeshje, do të përballet me Kosovën vetëm me një synim të sigurojë matematikisht vendin e parë në grup”, ka shkruar mediumi rumun “Sport.ro”.

Duhet theksuar se rumunët e fituan sfidën në Prishtinë, me rezultat 3:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat