Magani largohet nga Lushnja

Futboll

Magani largohet nga Lushnja

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 15:51
Gugash Magani

Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë duket se ka rezultuar fatal për trajnerin Gugash Magani.

Ndonëse pas ndeshjes trajneri deklaroi se nuk do të largohej nga drejtimi i skuadrës lagunare sot situata ka marrë një tjetër kthesë.

Klubi lushnjar njofton se palët kanë ndërprerë bashkëpunimin me konsensus.

Në ditët në vazhdim do të zyrtarizohet edhe emri i trajnerit të ri të Lushnjës.

“Lushnja dëshiron të informojë të gjithë opinionin futbolldashës për ndërprerjen e bashkëpunimit mes klubit dhe trajnerit Gugash Magani! Politikat dhe strategjia e klubit nuk u gjetën në vija te përbashkëta kooperimi me trajnerin dhe për rrjedhojë të dy palët dakorësuan ndërprerjen e kontratës!

KF.Lushnja 1930 i përcjell falenderimet me te sinqerta trajnerit për gjithë kontributin e dhënë dhe i uron suksese te mëtejshme ne karrierën e tij! Faleminderit Gugash Magani!”, shkruhet në njoftimin e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat