Derbi shqiptarësh në Kroaci

Futboll

Derbi shqiptarësh në Kroaci

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 16:25
Lindon Selahi

Sot në superligën kroate do të ndeshen me njëra-tjetrën Lokomotiva me Rijekën.

Të dyja klubet janë me emër në HNL, por fakti që bie në sy për këtë sfidë është prania e lojtarëve shqiptar.

Me ekipin kryeqytetas nga Zagrebi luajnë Feta Fetai dhe futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Art Smakaj. Ndërsa në krahun tjetër në ish-ekipin e Odise Roshit aktivizohet Lindon Selahi, i cili spikati në Holandë me Twenten. Pra, kjo ndeshje në Kroaci do të jetë një farë derbi shqiptarësh.

Të tre lojtarët që luajnë në kampionatin ballkanas pritet t’a nisin titullar këtë takim dhe të tre aktivizohen në të njëjtin rol si mesfushor difensiv. “Modriç shqiptar” pritet t’a ndajë repartin me talentin 21 vjeçar të kombëtares së Kosovës. Selahi ka bërë paraqitje solide këtë edicion duke u vlerësuar çdo sfidë me notën mesatare diku tek 7-ta.

Sfida kroate starton në orën 18:00 për raundin e 10-të të superligës dhe ka rëndësi për të dy ekipet. Skuadra e Fetait kërkon medoemos pikët për të dalë nga zona e ftohtë e tabelës, kurse skuadra e Lindonit në rast fitoreje merr vendin e parë kundrejt Hajdukut në ligën e parë kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat