Edlir Tetova ka folur në ambientet e klubit Egnatia, në konferencën zyrtare për shtyp para sfidës me Teutën.
Ai nuk ka dashur të flas mbi kalendarin, por vetëm për takimin e ditës së nesërme.
Trajneri i rrogozhinasve është shprehur i lumtur për riktimin e të lënduarve dhe ka folur me superlativa mbi Frederic Veselin.
Trajneri i kampionëve në fuqi ka vlerësuar momentin e mirë që po kalon Teuta dhe se e di çfarë i pret në “Arena Egnatia”.
“Pushimi na ka bërë mirë dhe kemi rikuperuar Fangajn dhe Xhemailin.
Përveç Malotës dhe Aleksit që janë të skualifikuar, tjerët i kemi të gjithë. Skuadrat sapo kanë filluar të marrin ritmin dhe sfida do të jetë luftarake.
Dy mungesat tona janë dy pika kyçe, por do të dimë t’i zëvendësojmë. I njohim karakteristikat e Veselit.
Ai ka lujtur në nivele shumë të mira në kampionatet europiane, si dhe në Kombëtare. Megjithatë, besoj se për 5 ose 6 javë mbrojtësi do të jetë i gatshëm për ekipin pasi ka ende nevojë për pak punë. Është sezon i ri ky dhe nuk mendoj se Teuta është më një mace e zezë për ne sivjet.
Fokusi është komplet tek Teuta, por gjersa matematika na lejon pse mos të dalim vend të parë në përfundim të fazës së parë.
Dinamo është çështje e javës tjetër dhe siç e thashë fokusi është vetëm tek skuadra durrsake”, u shpreh Tetova gjatë konferencës për shtyp.