Shkëmbi ka gati skuadrën anti-Dinamo!
Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi ka kristalizuar formacionin ndaj Dinamos.
Duket se 11-shja është gati.
Soler është i dëmtuar në muskujt e barkut dhe është në dyshim. Ualid Zharmuni do të jetë në fushë, duke shtuar forcën e bardhebluve në repartin e avancuar.
Përsa i përket skuadrës që do të përballet me Dinamon, Selmani e nis në portë.
Mbrojtja do të jetë e përbërë me tre futbollistë, duke filluar nga Kola, Dembele dhe Mici. Në mesfushë do të luajnë Haxhiu dhe Ismajli në secilin krah. Në qendër janë Meta dhe Jonuzi.