Probleme për Asllanin

Futboll

Probleme për Asllanin

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 20:07
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani kthehej nga grumbullimi i Kombëtares me entuziazmin e një paraqitje mjaft të mirë në Ligën e Kombeve, ku goli i tij zgjidhi ndeshjen në transfertë ndaj Gjeorgjisë.

Por gjërat nuk kanë shkuar krejtësisht siç shpresonte mesfushori kuqezi.

Shkak është bërë një goditje që ka marrë lojtari në stërvitjen e sotme me Interin, duke e detyruar që të ndërpriste seancën për të marrë ndihmën mjekësore.

Kjo bën që ai të jetë në dyshim për duelin delikat të fundjavës në Serinë A për zikaltrit, sfidën kundër Romës që është një prej skuadrave e cila kërkon të ngjitë sa më shpejt shkallë në renditje e të jetë pretendente për Europën.

Duke parë formën e mirë që po kalonte me Kombëtaren, për Asllanin mendohej se do të kishte më shumë minuta në dispozicion në javët e ardhshme, sidomos duke llogaritur edhe dëmtimin e Zielinskit. Por tashmë ky dëmtim sado i lehtë, mund të prishë planet e Inzagit për mesfushorin e Kombëtares kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat