Lionel Messi u vlerësua nga gazeta spanjolle Marca si futbollisti më i suksesshëm në histori: 102 tituj në total, nga të cilët 56 individual dhe 46 ekipor.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, numri 10 i Inter Miamit foli edhe për të ardhmen e tij me Argjentinën dhe pjesëmarrjen e tij të mundshme në Kupën e Botës 2026.
"Unë nuk jam i kapur nga nxitimi, përpiqem të shijoj çdo gjë ditë pas dite.
Do e mësoni kur të vijë koha, nuk më pëlqen t'i nxitoj gjërat, shpresoj të vazhdoj të luaj në këtë nivel, të ndihem mirë dhe të jem i lumtur”.