Shpërthen trajneri i Milanit

Futboll

Shpërthen trajneri i Milanit

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 20:14
Paulo Fonseca

Paulo Fonseca tregon muskujt në prag të ndeshjes mes Udinesen në “San Siro”.

Në konferencën për shtypin për këtë takim, portugezi u shpreh me mllef:

"Unë nuk flas për lidershipin tim, nuk jam aktor. Atë që e them, e them brenda dhomave të zhveshjes, ballë për ballë.

Nëse kemi ndonjë problem, nuk më plas fare për emrin e futbollistit, përballem drejtpërdrejt me ekipin ose lojtarët që kanë bërë gabim."

Për situata absurde të penalltive në Firence:

"Për mua, asnjë lojtar nuk është më i rëndësishëm se skuadra. Duhet të marrësh përgjegjësi kur bën gabime.

Dhe nëse dikush gabon në këtë frymë ekipi, është e vështirë për mua. Le të shohim se çfarë do të jetë si nesër”.

Ana psikologjike: “Dita e parë shkoi mirë, sepse nuk takova njeri, ishin larguar për t’u bashkuar me kombëtaret respektive. Dje biseduam për ndeshjen me Fiorentinën dhe u përgatitëm për takimin me Udinesen.

Për mua Ishte shumë e rëndësishme të flisja për ndeshjen kundër Fiorentinës.”

Komunikimi me Ibrën: “Po, kam folur me të për këtë. Ne flasim pothuajse çdo ditë, u kthyem me tren së bashku dhe folëm për ndeshjen."

Ndëshkimet e lojtarëve: "Le të shohim nesër. Për mua, asnjë lojtar nuk është më i rëndësishëm se skuadra.

Duhet të marrësh përgjegjësi kur bën gabime. Dhe nëse dikush gabon në këtë frymë ekipore, është e vështirë për mua.

Le të shohim se si do të jetë nesër.".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat