Suhareka e Duro ndahen me marrëveshje të dyanshme

Futboll

Suhareka e Duro ndahen me marrëveshje të dyanshme

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 20:44
Shpëtim Duro

Shpëtim Duro edhe zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e Suharekës.

Ai dhe klubi i Suharekës janë marrë vesh që të shkëpusin kontratën dhe që pozita e trajnerit te klubi suharekas të jetë i lirë.

Dy humbjet e fundit me rezultate të thella ndaj Llapit (3-0) dhe Malishevës (1-3) kanë qenë vendimtare për largimin e tij.

Duro iu bashkua Suharekës pas një aventure të suksesshme me Struga Trim-Lum, ku arriti të shpallej kampion në Maqedoninë e Veriut

Por siç duket aventura te skuadra suharekase nuk ishte ashtu siç pritej për profesorin, i cili ishte në krye të klubit vetëm për shtatë ndeshje.

Në vend të tij pritet të emërohet Qëndrim Kida, i cili sezonin e kaluar e drejtoi me sukses Malishevën drejtë garave europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat